Abdullahu: Qeveria është e brishtë – në dialog duhet të marrë pjesë Thaçi

Abdullahu: Qeveria është e brishtë – në dialog duhet të marrë pjesë Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jo vetëm që nuk duhet të japë dorëheqje, por duhet edhe të marrë pjesë në dialogun në mes të Kosovës e Serbisë në Uashington.

Kështu mendon analisti Faton Abdullahu, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “sikur të jepte dorëheqje (Thaçi) tani ky do të ishte dorëzim para një akti jo të zakonshëm juridik në Gjykatë, që më shumë duket se është pamflet politike”.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdoj ashtu sikundër është paraparë, në Uashington, brenda një periudhe të shkurtë, jo më shumë se një muaj”, shkruan Abdullahu në Facebook.

“Në dialog duhet të marr pjesë edhe Presidenti Thaçi, sepse Qeveria Hoti është shumë e brishtë për ta bërë këtë e vetme edhe më e brishtë për ta jetësuar”.