Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e 48 vjetorit të formimit të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka thënë se ky institucion ka dhënë njerëz të dijes e të shkencës, dëshmorë, simbol të paqes dhe lirisë.
Ai ka thënë se liria e Kosovës duhet të fuqizohet.
“Kosova ka qenë është dhe do të mbetet Evropë. Vendi i Kosovës është në BE dhe NATO, sepse ne kemi kohë që kemi përfaqësuar vlerat civilizuese”, ka thënë Thaçi gjatë fjalimit të tij.
Ai ka uruar për ditëlindjen e 48 të formimit të Universitetit të Prishtinës dhe dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.