Barbadosi njeh Kosovën

Në prag të përvjetorit të pavarësisë, Barbadosi njeh Kosovën

116 shtete që e njohin Pavarësinë e Kosovës janë bërë të enjten. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Brabadosi e ka njohur Kosovën. Njoftimin ai e ka shoqëruar edhe me një dokument.

Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme e Barbadosit i ofron komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin t’i referohet kërkesës së mëparshme nga kjo e fundit për Qeveirnë e Barbadosit për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe për themelimin e marrëdhënieve ndërmjet Barbadosit dhe Kosovës”, thuhet në letrën e njohjes.

Barbados gjendet në Amerikën e Veriut.