Derisa sa Arifi gënjen qytetarët për Covid19 në facebook, në twitter pranon realitetin

Kryetari i Preshevës po manipulon me opinionin publik duke mbajtur dy standarde në komunikimin e tij me publikun.

Shqirim Arifi përmes Twitterit ka pranuar realitetin në lidhje me gjendjen e pandemisë Covid19 në të cilën ndodhet Presheva, gjë të cilën nuk e ka publikuar edhe në faqen e tij në facebook.

Ai përmes Twitterit ka thënë se në Preshevë tanimë kemi dy raste të konfirmuara përmes PCR testit që kanë rezultuar pozitiv, lajm të cilin nuk e ka publikuar në faqen e tij në rrjetin tjetër social facebook, të cilin edhe e ka shfrytëzuar gjatë gjithë pandemisë për të informuar qytetarët, raporton preshevapress.com.