Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa ua uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i KKSH-së z.Ragmi Mustafa ua uron festën e Kurban Bajramit

Të dashur miq,

Bashkëkombas të Luginës. 

Kurban Bajrami (Eid al-Adha ose Eid Qurban) simbolizon sakrificën, sinqeritetin dhe besimin në Zotin. Mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit.

Megjithatë, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së koronavirusit ka pamundësuar që si zakonisht ta përjetësojmë plotësisht festimin siç është në traditën islame. 

Kurban Bajrami është simbol edhe i flijimit dhe nënshtrimit. Ashtu, siç iu nënshtrua Zotit Ibrahimi a.s. për të flijuar të birin Ismailin a.s. që ishte dorëzuar të vërtetës. Besimit të vërtetë, shpresës, dashurisë dhe dëshirës për drejtësi.

Sot në Luginën e Preshevës përpiqemi për të vërtetën. E që gjatë pandemisë me Covid-19 po zhdërvjellet e manipuluar nën emocionin për shëndet e humanizëm. Nënshtrimi ndaj së vërtetës nuk nënkupton nënshtrim ndaj shtypjes. Përkundrazi.

E ardhmja, i përket të vërtetëve dhe atyre që besojnë me vendosmëri në drejtësinë e Zotit. Zoti do t’i ndihmojë, ashtu si e ndihmoi Ibrahimin a.s. dhe pasardhësit e tij.

Me kurban e duke u solidarizuar me fqinjët, besimtarët shprehin devotshmërinë e tyre. Veçmas me ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës.

Gëzuar Kurban Bajramin, me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe, shëndet e mirësi në çdo vatër familjare.

Më të barabartë, më unik e më solidar, si frymëzim nga e vërteta për drejtësi.

Ragmi Mustafa - Kryetar i KKSH-së.