• E mërkurë / Aug-05 06:37
  • Kontakt

Deputeti Avdyli thotë se Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë

Deputeti Avdyli thotë se Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se koordinatori i shtetit për dialogun, Skënder Hyseni, është duke bërë dialog për interesa të shtetit serb.

Avdyli në Facebook ka thënë se të gjitha pikat e diskutimit në dialog janë 100 për qind interesa të Serbisë, si dhe tmerrësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi i pronave për Serbinë, eksterritorialitet për kishën serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka, që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi”, ka thënë deputeti i LDK-së.

“Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke. Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet dhe ky debat mundet me zgjatë edhe 50 vjet tjera. Në Bruksel po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo”, tha ai.