Blerim Shala: Richard Grenell mbetet i përkushtuar për dialogun

Blerim Shala: Richard Grenell mbetet i përkushtuar për dialogun

Blerim Shala, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi i ka dërguar Klan Kosovës një sqarim me shkrim për një deklaratë dhënë në emisionin “Rubikon” të së enjtes (30.07.2020) rreth emisarit të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

“Richard Grenell, Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i përkushtuar plotësisht për të kontribuar në fazën finale të bisedimeve në mes të autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, për arritjen e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet mes tjerash në sqarimin e tij.

Më poshtë e gjeni të plotë sqarimin e Blerim Shalës, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi:

Në vijim të intervistës sime të dhënë për Emisionin ‘Rubikon’ të Adriatik Kelmendit, dhe në përgjigje ndaj interpretimeve të ndryshme që janë përvijuar më pas, e shoh të arsyeshme të ofrojë këtë sqarim:

Richard Grenell, Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i përkushtuar plotësisht për të kontribuar në fazën finale të bisedimeve në mes të autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, për arritjen e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shtëpia e Bardhë e sheh si jetike për stabilizimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor arritjen e kësaj Marrëveshjeje, dhe roli i Administratës së Presidentit Trump është i pazëvendësueshëm që Kosova dhe Serbia të arrijnë Më poshtë e gjeni të plotë sqarimin e Blerim Shalës, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi në një epilog të suksesshëm të fazës finale të bisedimeve.

Richard Grenell si Emisar Special i Shtëpisë së Bardhë, do të vazhdojë të luajë roli e tij shumë të rëndësishëm në dialogun në mes të instancave më të larta të Kosovës dhe Serbisë, siç ka qenë zaten rasti që nga vjeshta e vitit të kaluar, kur është emëruar nga Presidenti Trump në këtë detyrë shumë të rëndësishme.