Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani dhe sekretari i përgjithshëm dr. Beqir Abazi pritën në zyret e PVD-së bashkëatdhetarin nga komuna e Bujanocit që jeton në Zvicërr, Agron Rahimi.
Agron Rahimi këto ditë gjatë qëndrimit të tij në vendlindje mori iniciativën e shpërndarjes së maskave mbrojtëse për qytetarët e komunave Preshevë e Bujanoc, si masë parandaluese ndaj virusit COVID 19.
Në shenjë simbolike sot Agron Rahimi i dhuroi një pako maska për zyrën e PVD-së.
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik