Ministri Selimi priti në takim kryetarin Mustafa – gjykon aktin e ngritjes së padisë ndaj kryetarit të KKSH-së

Ministri Selimi priti në takim kryetarin Mustafa – gjykon aktin e ngritjes së padisë ndaj kryetarit të KKSH-së

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, sot ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, pak ditë pasi që Gjykata e Vranjës i ka ngritur procedurë për kundërvajtje, për faktin që Mustafa pati vendosur Flamurin kombëtar më 28 nëntor të vitit 2019-tes.

Lajmin mbi takimin e sotëm në Ministrinë e Drejtësisë kosovare, e ka bërë të ditur vet ministri Selim Selimi, ku ka shkruar: 

Në takim sot prita Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019. Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.
Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit.