Në garë për deputet edhe Dimal Basha i VV’së, që krahason Zotin me gjygymin e çajit

Në garë për deputet edhe Dimal Basha i VV’së, që krahason Zotin me gjygymin e çajit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e krahason ekzistencën e Zotit me gjygymin e çajit të rusit.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ai pati thënë se fetarët pretendojnë se ekziston një Zot dhe ata duhet ta dëshmojnë këtë.

“Është njëjtë sikur me thanë është një gjygym i çajit që sillet rreth një planeti 300 vite dritë larg prej ktuhit, edhe tash dëshmoma që ekziston qaj gjyggym i çajit tu u sillë. Është i njëjti pretendim. Duhet me fillu me besu në gjarpnin që fole, në gomar apo në kuaj që fluturojnë.”, kishte deklaruar ai.

Basha ka qenë deputet dhe është sërish kandidatë i VV’së për t’u bërë përsëri deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.