Demantohet lajmi shpifës nga portalet e afërta të Shqiprim Arifit kinse themeluesit e PVD-së kalojnë në APN

Demantohet lajmi shpifës nga portalet e afërta të Shqiprim Arifit kinse themeluesit e PVD-së kalojnë në APN

Portalet e afërta të Shqiprim Arifit kanë deklaruar sot kinse një familje e cila është themeluese e PVD-së ka kaluar në APN

Ky është fakenewsi i portaleve të afërta me APN-në:

Familjet që ishin ndër themeluesit e PVD- së në Preshevë kanë humbur besimin tek partia të cilës i kishin shërbyer ndër vite. Drejtues të këtij subjekti politik nuk kanë rrespektuar vullnetin e elektorit dhe besimin qytetar. Familja Salihu nga Presheva sot zyrtarish i bashkohet APN- së. Lajmi është konfirmuar nga Emrush Salihu.

Vetë Emrush Salihu përmes profilit të tij në facebook i ka demantuar këto lajme duke u deklaruar që do të qëndrojë stiok në PVD.

Postimi i Emrush Salihut:

 Kujtojmë se të shpeshta janë lajmet e rreme që persona të afërt me Shqiprim Arifin i publikojnë për të propaganduar, për të mbuluar dështimet 4 vjeçare të Shqiprim Arifit në pushtetin lokal, sidomos tani në kohë fushate parazgjedhore