Paralajmëron Fauci: Edhe nëse jeni të vaksinuar, ende duhet pasur kujdes për të darkuar në ambiente të mbyllura

Paralajmëron Fauci: Edhe nëse jeni të vaksinuar, ende duhet pasur kujdes për të darkuar në ambiente të mbyllura

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka thënë të hënën se amerikanët që kanë marrë vaksinën e tyre të dytë duhet të tregojnë kujdes dhe të përpiqen t’i rezistojnë dëshirës për të darkuar në ambiente të mbyllura ose për të shkuar në kinema. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ishte në Shtëpinë e Bardhë duke dhënë një konferencë shtypi mbi shpërndarjen e vaksinave në SHBA dhe tha se ata që janë vaksinuar kanë rritur në mënyrë dramatike sigurinë e tyre personale. “Unë ende nuk bëj darkë në ambiente të mbyllura dhe ende marr gjërat me vete”, citohet të ketë thënë Fauci, i cili është vaksinuar. Sipas FoxNews, ai ka shtuar se ende nuk ka të dhëna se sa i transmetueshëm është virusi nga dikush që është vaksinuar. Ndërkohë dy studime të Izraelit për efikasitetin e vaksinës së Pfizer sugjerojnë që vaksina zvogëlon shumë transmetimin e virusit. Veç kësaj, Fauci tha në një intervistë të dielën se është “e mundur” që amerikanët mund të kenë nevojë të mbajnë maska për fytyrën edhe gjatë vitit 2022, edhe pse vendi mund t’i afrohet një “shkalle normaliteti” të caktuar.