Arrestohen pesë persona për prostitucion në Gjakovë

Arrestohen pesë persona për prostitucion në Gjakovë

Në Gjakovë janë arrestuar pesë persona me dyshimin për prostitucion. Deri te arrestimi erdhi pas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

Fillimisht tre persona u arrestuan rreth orës 20:00 në rrugën “Gasper Karaqi”.

“Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa arrestimi i dy personave të tjerë u bë rreth orës 22:00

“Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.