''Youth Trails'' ka organizuar takim mes të rinjve nga komuna e Preshevës dhe Republika e Kosovës

''Youth Trails'' ka organizuar takim mes të rinjve nga komuna e Preshevës dhe Republika e Kosovës

Në komunën e Preshevës është mbajtur tryezë e rrumbullakët, me të ftuar nga përfaqësuesit e rinisë të partive politike nga Republika e Kosovës si dhe përfaqësuesit e rinisë nga partitë politike që veprojnë në komunë të Preshevës.

Temë kyçe e këtij takimi ishte "Roli i të rinjve në partitë politike në Republikën e Kosovës dhe Luginë të Preshevës.

Sadri Aliu dhe Seid Nuhiu, antarë të organizatës jo qeveritare "Youth Trails" njëherit edhe organizatorë të këtij eventi janë shprehur se qëllimi i këtj takimi është për ti parë pozitat e të rinjve në subjektet politike dhe një ndërthurrje e ideve mes dy palëve.

Merita Abazi aktiviste e Lëvizjes Vetëventosje si dhe Gresa Lahu anëtare e kryesisë së rinisë së PDK-së u shprehën se bashkëpunimi i të rinjve të Kosovës me të rinjtë e Preshevës është shumë me rendësi, duke thyer disa bariera administrative që qëndrojnë mes dy palëve dhe për ta përkrahur dhe fuqizuar  njëri tjetrin sa më shumë.

Në fund për të ftuarit është shtruar një drekë pune ku pas saj, përfaqësuesit nga Republika e Kosovës kanë vazhduar në vizitë qytetit të Preshevës