Përfaqësuesit e Partisë Demokratrike Shqiptare në krye me bartësin e listës së saj Dr. Ragmi Mustafën dhe kandidatin për këshilltar të Kuvendit Komunal në Preshevë nga fshati Bukuroc vizituan qytetarët e këtij vendbanimi.
Me ç'rast u informuan për së afërmi me problemet dhe nevojat e këtyre qytetarëve, me theks të veçantë u potencua domosdoshmëria për ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore, investime të ndryshme në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe pemtarisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së vizituan fermerët e këtij fshati, gjendjen e rrugëve dhe gjendjen e përgjithshme si dhe biseduan edhe me banorët e rastit të këtij vendbanimi.
Qytatarë të bashkësisë lokale Bukuroc i'u ankuan kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa se gjatë qeverisjes së tanishme lokale nuk është punuar në fshatin Bukuroc, ku gjithçka ka mbetur aty ku PDSH e ka lënë në vitin 2016.
Kështu, PDSH shpalosi edhe programin e saj, gjithashtu u premtoi atyre se do të kenë vëmendjen e PDSH-së që në ditët e para të qeverisjes, konkretisht do të kontribojnë në subvencionimin e shtallave, mjeteve të ndryshme bujqësore, infrastukturës së përgjithshme rrugore dhe shkollore si dhe ndërtimin e një objekti multi-funksional.
Përfaqësuesit e PDSH-së kërkuan mbështetjen e qytetarëve nga fshati Bukuroc për zgjedhjet e 28 Marsit duke i ftuar ata që të votojnë Partinë Demokratike Shqiptare duke rrethuar numrin 3.