Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa dënon gjuhën fyese të Shqiprim Arifit ndaj gazetarit Baki Rexhepi

Kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa dënon gjuhën fyese të Shqiprim Arifit ndaj gazetarit Baki Rexhepi

Reagimi i plotë i kryetarit të PDSH-së Dr.Sc.Ragmi Mustafa:

Gjuha denigruese dhe fyese e Shqiprim Arifit ndaj gazetarit, Baki Rexhepi është ofendim ndaj publikut.

Përdorimi i kësaj gjuhe skizofrene, dhe shantazhet e kërcënimet, e tij ndaj gazetarëve, ndikojnë në cenimin dhe rrezikimin e lirisë së shprehjes.

Në vendin tonë, gazetarët vazhdojnë të jenë pre e sulmeve verbale nga Kryetari i Organit të Përkoshëm, i cili përmes gjuhës arrogante ndaj gazetarëve, tenton ti ik përgjegjësisë publike rreth të vërtetës, ose pasojave të vendimmarrjes së tij.

#MeBakiun