Kryetarja e PVD-së znj.Ardita Sinani dënon deklaratat e Shqiprim Arifit ndaj gazetarit Baki Rexhepi

Kryetarja e PVD-së znj.Ardita Sinani dënon deklaratat e Shqiprim Arifit ndaj gazetarit Baki Rexhepi

Reagimi i plotë i kryetarës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani:

Dënoj deklaratat e kryetarit të Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi, në drejtim të korrespondentit të Radio Televizionit të Kosovës në Luginën e Preshevës, z.Baki Rexhepi.

Ky është sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë. Sulm për ta heshtur kritikën. Sulm për ta fshehur të vërtetën. Sulm ndaj demokracisë.

Komuna e Preshevës nuk e meriton një kryetar arrogant, që lufton lirinë e shprehjes dhe të medias, si dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar mbi interesin publik.

Ftoj qytetarët e Komunës së Preshevës që në zgjedhjet e 28 marsit të bashkohen dhe të mobilizohen për t’i thënë JO Shqipërim Arifit, e këtij lloj politikani anti-liri dhe anti-demokraci.