Austria pezullon injektimet me një seri të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së një personi

Austria pezullon injektimet me një seri të vaksinave nga AstraZeneca, pas vdekjes së një personi

Autoritetet austriake kanë pezulluar inokulimet me një seri të vaksinave kundër COVID-19 nga AstraZeneca, si një masë paraprake, derisa po hetohet vdekja e një personi si dhe e një tjetri që u sëmurë pas marrjes së vaksinës.

“Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka pranuar dy raporte në një lidhje kohore me një vaksinim nga e njëjta seri e vaksinave të AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zwettl në provincën e Austrisë së Ulët”, thuhej në deklaratë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të koagulimit, derisa një tjetër grua 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është duke u shëruar.

“Aktualisht nuk ka ndonjë provë që kjo pati lidhje me vaksinimin”, tha BASG.

Disa mediume raportuan se gratë ishin të dyja infermier që punonin në klinikën e Zwettl.