B.L.Zhunicë si zakonisht i jep mbështetje të pa rezervë Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet e 28 marsit

B.L.Zhunicë si zakonisht i jep mbështetje të pa rezervë Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet e 28 marsit

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare në krye me bartësin e listës së saj Dr. Ragmi Mustafën vizituan fshatin Zhunicë njëherit edhe vendbanimin prej nga vjen edhe kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa.

Me ç'rast u informuan për së afërmi me problemet dhe nevojat e këtyre qytetarëve, me theks të veçantë u potencua domosdoshmëria për ndërhyrjen në infrastrukturën rrugore, investime të ndryshme në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe pemtarisë.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së vizituan fermerët e këtij fshati, gjendjen e përgjithshme  si dhe biseduan edhe me banorët e rastit të këtij vendbanimi.

Fermerë të kësaj bashkësie lokale patën ankesa në drejtim të qeverisjes së tanishme lokale, ku sipas tyre bujqit e vërtetë nuk janë ndihmuar dhe subvencionuar, por vetëm persona të afërt me pushtetin lokal të cilët as që merren me buqësi.

Kështu, PDSH shpalosi edhe programin e saj, gjithashtu u premtoi atyre se do të kenë vëmendjen e PDSH-së që në ditët e para të qeverisjes, konkretisht do të kontribojnë në subvencionimin e shtallave, mjeteve të ndryshme bujqësore si dhe infrastukturës së përgjithshme rrugore.

Përfaqësuesit e PDSH-së kërkuan mbështetjen e qytetarëve nga fshati Zhunicë për zgjedhjet e 28 Marsit duke i ftuar ata që të votojnë Partinë Demokratike Shqiptare duke rrethuar numrin 3.