z.Bilalli: Ti kritikon Vuçiqin, Daçiqin dhe Vulinin. Shqiprimi të sulmon ty

z.Bilalli: Ti kritikon Vuçiqin, Daçiqin dhe Vulinin. Shqiprimi të sulmon ty

Pas kiritikave të Shqiprim Arifit ndaj deputetit Shaip Kamberi, se ky i fundit po flet shqip në parlamentin e Serbisë dhe ka vendosur flamurin kombtar ka reaguar antari i PVD-së z.Driton Bilalli, ku në reagimin e tij në facebook shkruan: 

- Ti flet se si Serbia nuk pranon gjenocidin në Srebrenicë. Shqiprimi të kritikon ty.

- Ti kërkon nga Bërnabiqi t'a vizitoj Batajnicën. Shqiprimi të kritikon ty.

- Ti flet për shtypjen dhe diskriminimin e Luginës nga Qeveria e Serbisë. Shqiprimi të kritikon ty.

- Ti vendos flamurin kombëtar si protestë ndaj ndalimit të tij ligjor. Shqiprimi të kritikon ty.

- Ti lufton zyrtarizimin e termit fyes « šiptar » në Serbi. Shqiprimi të kritikon ty.

Vuçiqi, Daçiqi dhe Vulini të sulmojnë vazhdimisht. Shqiprimi të kritikon ty.

- Ti kritikon Vuçiqin, Daçiqin dhe Vulinin. Shqiprimi të sulmon ty !