znj.Sinani priti një delegacion të forumeve rinore të tri partive politike nga Kosova

znj.Sinani priti një delegacion të forumeve rinore të tri partive politike nga Kosova

Në zyret e Partisë për Veprim Demokratik, kandidatja për kryetare për Komunën e Preshevës, Ardita Sinani, bashkë me përfaqësuesit e Forumit rinor të PVD-së, priti sot një delegacion të forumeve rinore të 3 partive politike nga Kosova.

Me përfaqësuesit e të rinjëve të VV, PDK dhe LDK, u bisedua për problemet me të cilat ballafaqohen të rinjët e Komunës së Preshevës dhe diskriminimin që i bëhet atyre sidomos me mosënjohjen e diplomave.

Vizitat dhe bashkëpunimi në mes të të rinjëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, përveç që kanë një simbolikë të veçantë, ato janë edhe mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe ideve dhe e ndërtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Prandaj edhe përgëzojmë e faleminderojmë OJQ "Youth Trails" për organizimin e kësaj vizite dhe këtij aktiviteti.