Në këtë aktivitet forumi i gruas së PDSH-së ka shpërndarë lule grave kalimtare të rastit në qytetin e Preshevës si dhe në disa fshatra të komunës së Preshevës duke i dhururar atyre përveç luleve edhe nga një fletushkë të platformës së PDSH-së për barazinë gjinore.
Platforma e Partisë Demoktratike Shqiptare për barazi gjinore ndahet në disa pika kryesore, ku PDSH kësaj lëmie i ka kushtuar rëndësi të veçantë .
Disa nga pikat kryesore të platformës së PDSH-së për barazi gjinore janë:
- Realizimi i projekteve dedikuar grave për zhvillimin e profesioneve të tyre.
- Takime të vazhdueshme me gratë nëpër komunën tonë për ti identifikuar problemet e tyre.
- Mbështetje ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë.
- Përkrahja e femrës në arsim të lartë në ngritjen profesionale.
- Fuqizim i pozitës së gruas në vendimmarrje në kuadër të Partisë Demokratike Shqiptare si dhe në institucionet e pushtetit lokal si dhe shumë pika të tjera.
Diarta Emini kandidate për këshilltare në kuvendin komunal në Preshevë njëherit edhe kryetare e forumit të gruas së Partisë Demokratike Shqiptare në emër të forumit të gruas i'a ka uruar të gjitha grave festën e tyre 8 Marsin.
Partia Demokratike Shqiptare në top 4 prioritetet e programit qeverisës 2021-2025 ka platformën për barazi gjinore që të fuqizojë rolin e gruas në shoqërinë tonë.