Kryetari Nagip Arifi, uron “8 Marsin”, punëtorëve të administratës komunale i’u shpërnda lule (FOTO)

Kryetari Nagip Arifi, uron “8 Marsin”, punëtorëve të administratës komunale i’u shpërnda lule (FOTO)

Për nderë të ditës ndërkombëtare të gruas, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në kabinetin e tij ka mirëpritur të gjitha gratë që punojnë në admnistratën komunale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Arifi uroi gratë për ditën ndërkombëtare të gruas – 8 Marsin, duke i dëshiruar së pari shëndet dhe suksese në punët e tyre të përditshme. Avancimi i pozitës së gruas mbetet qëllim i pakontestueshëm për zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror.