Postimi i kandidatës për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e PVD-së znj Ardita Sinani:
Sot në Prishtinë, me ftesë të deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, morëm pjesë në organizimet me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Së bashku me znj.Edita Asllani dhe znj.Arjanita Ahmeti Dalipi nga Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputetet e sapozgjedhura të Republikës së Kosovës, nderuam së pari monumentin “Heroinat”, që i kushtohet sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas gjatë luftës së vitit 1998-1999.
Vazhduam duke marrë pjesë në marshin: “Marshojmë s’festojmë”.
Qeverisja jonë që po vjen do të jetë e përkushtuar për barazinë shoqërore, që nënkupton edhe barazinë gjinore.
Për një Preshevë më të barabartë!
Për një Preshevë më të mirë!