Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në dekadën e parë të negociatave, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat të dukshëm.
Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në dekadën e parë të negociatave, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat të dukshëm.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka reaguar lidhur me këtë çështje duke thënë se ka ardhur koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë
Përmes një shkrimi në Twitterit ai thënë se takimi i parë i palëve ka ndodhur para 10 vjetëve dhe BE është duke punuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit.
“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE’ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borell.