Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare, vizituan edhe vendbanimin Çukarkë dhe Stacionin Hekurudhorë

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare,vizituan edhe vendbanimin Çukarkë dhe Stacionin Hekurudhorë

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesit e PDSH-së u njoftuan me problematikat dhe nevojat kryesore të qytetarëve të këtyre vendbanimeve, prioritetet dhe domosdoshmëria e realizmit të projekteve që kryesisht ishin në infrastrukturë rrugore, zgjerimi i rrjetëzimit të kanalizimeve fekale, investimi sa më i madh në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Përveç banorëve të këtyre vendbanimeve, përfaqësuesit e PDSH-së vizituan edhe kompaninë gjigante prodhuese “Weslime LTD.” e cila mirret me prodhimin e gëlqeres së hidratuar, materialit të gatshëm dhe llaqeve.

Përfaqësuesit e kompanisë në fjalë na njoftuan me sfidat e shumta që kanë hasur për fillimin e punës së kësaj kompanie  dhe procesin e punës që po e kryejnë në vazhdimësi.

Kryetari i PDSH-së,Dr.Sc.Ragmii Mustafa,njëherit bartësi i listës fituese të PDSH-së,u zotua se pas 28 marsit 2021,me ardhjen në pushtet të PDSH-së,gjithë bizneset dhe kompanitë e tilla lidere në vend e rajon,do të kenë përkujdesjen dhe mbështetjen maksimale nga ana e pushtetit local,mbështetje e cila deri më tani i ka munguar shumë bizneseve të tilla. #AutoktonEKrenar Voto nr.3