Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe marrje e ryshfetit në lidhje me votimin.
Personat e ndaluar janë A.K dhe S.M.
Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.