Në këtë ekspozitë kishte të vendosura punime artistike ,suvenire të bëra me dorë dhe fotografi të punuara nga refugjatët nga Qendra e pranimit Preshevë,Obrenovac,Adashevc,Bosilegrad,Vranjë dhe Principovc.
Organizata joqeveritare ''SOS children's villages Serbia'' ishte organizatore e kësaj ekspozite ku punimet u realizuan në puntoritë e kësaj organizate.
Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin organizata joqeveritare,refugjatë,media etj.
Menaxherja e projektit në intervenimet e shpejta në organizatën ''Ndihma e fëmijve në fshatrat në Sërbi'' Gordana Vuqiniç për televizionin Aldi tha prezentimin e kësaj ekspozite do ta bëjmë në të gjitha vendet ku ka refugjatë.Sa i përket refugjatëve Gordana thotë se kanë filluar të ambientohen me këtë realitet që po përballen.
Ekspozita me fotot të punuara nga vetë refugjatët ishte një ditore ku prezentimin e kësaj ekspozite do ta vazhdojnë në vendet tjera ku ndodhen refugjatët.