• E mërkurë / Aug-20 23:33
  • Kontakt

znj.Sinani: Unë jom me Preshevën

znj.Sinani: Unë jom me Preshevën

Postimi i bartëses së listës së PVD-së në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës znj.Ardita Sinani:

Unë jom prej Preshevës, e lindur e rritur këtu. Këtu kam kry shkollën e këtu e boj punën.

Këtu kam familjen, shoqërinë, kolegët e miqtë.

Kam jetu me dhimbjen e Preshevës, ia di hallet e dertet.

Ia pi ujin kur ka furnizim, ia thithë ajrin edhe kur është i ndotur.

Ia njoh Fushat e Anamoravës e Malet e Karadakut.

Ia ndjejë vrullin rinisë, e ia njoh e mirënjoh urtësinë pleqërisë, ia di gëzimin e nxënësit në shkollë, e zërin e mesueses në klasë.

Ua njoh mikëpritjen qytetarëve, zemrën e hapur e buzëqeshjen në fytyrë kur na vijnë mërgimtarët.

Ia ndjej aromën e punës në arë, para syve kam duart e rryera e të vyera të bujkut e blegtorit, e punën e zejtarëve e dyqanxhive.

Ia di e i ndjej ëndërrat e Preshevës, ia kujtoj e dua t’ia kthejë asaj bukurinë e madhështinë.

Dhe për këtë kam vendosur: 

Unë Jom me Preshevën❤️