• E mërkurë / Apr-30 05:04
  • Kontakt

Teatri i qytetit të Preshevës shfaqjen ja dedikon regjisorit dhe profesorit të mirënjohur Bekim Lumit

Paratë e grumbulluara do ti dedikohen për regjisorin edhe profesorin Bekim Lumi...

Të mërkurën më datë 28.02.2018 me fillim nga ora 19.30 shfaqet repriza e Komedisë "MARATONISTËT" në regji të Kastriot Saqipi dhe në asistencë të Afeida Boriçi - Memeti.

Në këtë komedi luajnë: Gjelbrim Emini, Artan Ibishi dhe Valon Nuhiu.

Drejtori i shtëpisë së kulturës Gani Veseli së bashku me akorët kanë vendosur që repriza e komedisë ti dedikohet regjisorit dhe profesorit të UP-së Bekim Lumi i cili është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit. Paratë e grumbulluara nga kjo shfaqje ti dërgohen për të kontribuar në shërim sa më të shpejt.
Komedia shfaqet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

THIRRJE PËR TA NDIHMUAR SHËRIMIN NGA KANCERI TË REGJISORIT BEKIM LUMI
Bartësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë.

Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:

Account No (IBAN): XK051110251567000198
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany