• E mërkurë / Feb-12 08:26
  • Kontakt

Beqaj në Gjilan: Rritja ekonomike në Kosovë do të bazohet në ekonominë e dijes

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Teknologji Informative dhe Komunikime...

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Teknologji Informative dhe Komunikime që është mbajtur në Gjilan.

Në fjalën e tij në hapje të kësaj konference, Beqaj ka folur për rëndësinë e zhvillimit të teknologjisë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke inkurajuar të gjithë ata që kanë ide inovative dhe duke siguruar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do t’i përkrahë idetë e tyre.

“Ndërmarrësit modern kosovarë do të krijojnë punësim dhe eksport të shërbimeve, siç edhe po ndodhë aktualisht. Fokusi ynë mbetet në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe iniciativës private. Është koha për ri-orientim të ekonomisë tonë drejt ekonomisë digjitale, që Kosova të jetë qendër rajonale e zhvillimit të ekonomisë digjitale”, tha Beqaj.

Ai ka theksuar edhe rëndësinë që ka ekonomia e dijes në rritjen ekonomike të vendit, duke theksuar nevojën e përdorimit të dijes në fushën e teknologjisë në të mirë ekonomik