Në vizitë përurimi sot ishte edhe drejtori i shkollës së Miratocit: “Abdulla Krasnnica”, z. Gafurr Hyseni me arsimtarin Nehat Aliun.
Z. Gafurri ka një përvojë të suksesshme në fushën e menaxhimit dhe drejtimit të institucionit arsimor të cilin e drejton. Shkolla fillore: “Abdulla Krashnica”, e fsh. Miratoc, ishte vlerësuar me çmimin më të lartë për regjionin e Jabllanicës dhe të Pëçinjës nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Me drejtorin biseduam për për këto përvoja pozitive menaxheriale për t’i bart edhe në institucionin tonë.
Gjithashtu, organizimet që përfshinë aspektin edukativ, arsimor dhe kulturor në të ardhmen do të shikohen si mundësi e bashkëpunimit të ngushtë në dobi të jetës social kulturore për besimtarët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës.
Njofton shërbimi për informim pranë KBI – Preshevë.
21. 04. 2021