Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar ditën e Pashkëve për të gjithë besimtarët e komunitetit Ortodoks në Kosovë.
Kosnett me këtë rast tha se kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.
“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjesëtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Teksa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, shkroi Kosnett