Gjykata Speciale nuk është lëshuar në detaje se sa do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë, e këtë po e bëjnë për të respektuar privatësinë e tij.
Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, tha se nuk mund të japin informacione shtesë lidhur me qëndrimin e ish kreut të PDK-së në Kosovë.
“Për arsye operacionale dhe për të respektuar privatësinë e Z. Veseli, ne nuk mund të japim ndonjë informacion shtesë mbi vizitën e kujdestarisë”, tha Griep.
Ndërsa mediat duke u thirrrur në burime të aftërta me familjarët e Veselit raportojnë se ai do të qëndrojë për tri ditë në Kosovë.
Veseli erdhi dje nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, pasi gjendja shëndetësore e babait të tij është e rëndë.
Raportohet se gjendja shëndetësore e babait të Veselit është e rëndë dhe i njëjti po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.