• E mërkurë / Apr-30 14:10
  • Kontakt

Kush është skafisti që u kap me gjysmë ton hashash në brigjet greke (Foto)

Mësohet identiteti i skafistit 42-vjeçar shqiptar që u kap mëngjesin e sotëm me një gomone

Mësohet identiteti i skafistit 42-vjeçar shqiptar që u kap mëngjesin e sotëm me një gomone me drogë në Igumenicë, Greqi. Dritan Jorgji, nga Saranda i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Tan Zimani” është skafisti i kanabisit, raporton agjencia BankanWeb.

“Gomonia është nisur nga brigjet shqiptare. Operacioni nisi pas informacioneve të Asfalias në Prevezë, të cilët kërkuan ndihmën e policisë kufitare. U nisen 6 skafe nga Igumenica, Korfuzi dhe Lefkadha. Në orën 02:00 me orën lokale, gomonia u shfaq në Plataria. Policia ndërhyri në momentin që skafisti 42-vjeçar, shqiptar, lidhi gomonen dhe po shkarkonte drogën. Brenda në gomone 36 pako me 424 kg marijuanë”, thuhet në njoftimin e policisë greke.