Vdekjet në vendin e punës, 12 raste vetëm gjatë këtij viti

Punëtorët e Kosovës, sidomos ata të sektorit privat, vazhdojnë të përballen me kushte të rënda në ve

Kjo shpeshherë ka quar edhe në tragjedi, duke përfunduar shumë prej tyre të vdekur për shkak të vështirësive në punë.

Vetëm gjatë gjithë vitit 2017, në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë vdekur dymbëdhjetë punëtorë në vendin e punës.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, i cila ka thënë se këtu nuk përfshihen vdekjet natyrore që kanë ndodhur gjatë këtij viti në disa raste.

Janë dymbëdhjetë të vdekur deri më tani në vendin e punës. E di që kanë qarkulluar fjalë të ndryshme por aty i ki rastet e vdekjes, ata kanë vdekur në vendin e punës por ata kanë vdekur prej vdekjes natyrore siç ishte rasti i aeroportit dhe një rast i BechtelEnkes, ato janë vdekje natyrore sepse duhet me e pas një aksident në vendin e punës për me u trajtuar ai si i vdekur në vendin e punës. Ato që janë vdekje natyrore nuk kanë pas aksident dhe nuk konsiderohen si vdekje në vendin e punës”, ka thënë Brahimi.

Ibrahimi ka shtuar se për të gjitha rastet e vdekjeve në vendin e punës Inspektorati i Punës tashmë ka marrë masa.

Në kemi marrë masa në të gjitha rastet, nuk shpëton asnjë rast në të cilën nuk ndërmerren masa, nuk bëhen raportet, shkon inspektori dhe e konstaton shkakun e vdekjes, shkaktarin vdekjes faktikisht.Edhe natyrisht ndaj secilit nëse është që ka vdekur për shkak të kushteve të punës atëherë natyrisht që ndërmerren masa”, ka thënë Ibrahimi.