Ngushëllimi i kryetarit të PDSH-së dr.sc.Ragmi Mustafa:
Iku shpejt, herët e pa na thënë lamtumirën e fundit veprimtari i denjë i PDSH-së Fatmir Azizi, ekonomist i diplomuar, i shkathtë dhe i ditur. Ti ike, por Ne që mbetëm pas, na le pa fjalë, të mërzitur e krenar që të kishim pjesë e jona.
Qëndrueshmëria, dinjiteti, zotësia e sinqeriteti ishin virtyte Tuja të pandashme.
Do të kujtojmë me mall sa të rrojmë e jetojmë i dashuri Fatmir. Njëherit u shprehim ngushllimet më të thella e të sinqerta familjes së Fatmirit që e deshti shumë fortë. Prehu në paqe miku Ynë i dashur!