E paditi sekretarin amerikan të shtetit: Berisha tregon kush do ta paguajë avokatin

E paditi sekretarin amerikan të shtetit: Berisha tregon kush do ta paguajë avokatin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne, që e ka pajtuar për ta mbrojtur në gjyqin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do ta paguajë vetë.

Berisha i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, i pyetur se sa do të paguajë pasi avokati është i shtrenjtë ka deklaruar se do të bënte publike kontratën me avokatin, vetëm nëse ky i fundit do të pranonte.

“Avokatin do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike kontratën. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha.

Ndryshe, Berisha u shpall “Non-Grata” nga SHBA-të nën dyshimet për korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës sa kishte funksione shtetërore në Shqipëri.