• E mërkurë / Feb-12 17:13
  • Kontakt

''Referendumi-kushtetutë, kur'an për shqiparët'': Deklarata e Dr.sc.Ragmi Mustafa

Asgjë nuk ka të keqe kundër askujt, nuk flitet për mposhtjen të keqe kundër askujt, nuk flitet për mposhtjen e të drejtave të...

Në deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Dr.Sc Ragmi Musatafa të dhënë për portalin e Rtv Aldi me rastin e shënimit të 26 vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 marsit  të vitit 1992 për vlerën që mbart kjo ngjarje historike për shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjatë kësaj interviste ai potencoi: "Në këtë situatë dhe në këto rrethana nuk është e domosdoshme por as e nevojshme që të organizohet dhe një referendum i dytë për sa kohë që shqiptarët në formën absolutisht të shprehjes së mendimit të lirë kanë dhënë verdiktin e tyre me 1 dhe 2 mars të vitit 92' dhe këtë fushë të rikonfirmohet e njëjta është shumë e panevojshme sepse tani pas miratimit dhe dhënies së atij verdikti  të popullit me 1 dhe 2 mars të vitit 92' duhet pritet në realizimin e saj. Përderisa shqiptarët nuk kanë ndryshuar mendësinë e tyre por as nuk guxon kush të imponojë ndryshimin e mendësisë sepse nuk është vlerë referendumi është vlerë shumë e madhe  është kushtetuta, është kur'an për shqiptarët, është kuran për muslimanët, është bibël për krishterët, është një dokument i cili me pa asnjë dyshim se është i vlerë dhe është në pritje të realizimit të tij. Asgjë nuk ka të keqe kundër askujt, nuk flitet për mposhtjen të keqe kundër askujt, nuk flitet për mposhtjen e të drejtave të një komuniteti tjetër, nuk flitet për zhbërjen e një komuniteti tjetër, nuk flitet për një ndarje mbi baza të jo meritokracisë, por është mbi baza absolutisht meritokracie, sepse përgjatë gjithë periudhës deri në vitin 99', edhe Kosova ka qenë pjesë integrale e Serbisë, edhe ajo është trajtuar njësoj siç është trajtuar Presheva, Bujanoci e Medvegja që po vazhdojnë të trajtohen edhe në këto kohë".

Deklaratën e plotë të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Dr.Sc Ragmi Mustafa me rastin e shënimit të 26 vjetorit të referendumit të 1 dhe 2 marsit mund ta gjeni portalin http://rtvaldi.com/