Këshilli komunal në Preshevë i'a ndërpret kontratat dy profiterave të APN-së

Këshilli komunal në Preshevë i'a ndërpret kontratat dy profiterave të APN-së

Gjatë ditës së sotit është mbajtur mbledhja e dytë e këshillit komunal në Preshevë.

Pas përfundimit të mbledhjes së këshillit komunal zv.kryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa në konferencë për shtyp ka deklaruar se një nga vendimet e marrura gjatë kësaj mbledhje është edhe ndërprerja e kontratave të dy kompanive të afërta me ish pushtetin e komunës së Preshevës.

Njëra kontratë që është ndërprerë është ajo për ndriçimin publik të komunës së Preshevës, si dhe kontrata e dytë është lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve në teritorin e komunës së Preshevës.

Tek të dy kontratat janë gjetur parregullësi dhe defekte gjatë procesimit dhe nënshkrimit të këtyre dy kontratave.