Emrat/ Të shtëna me armë në kryeqytet, sherr mes dy grupeve

Disa persona janë konfliktuar me armë në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit..

Disa persona janë konfliktuar me armë në një nga rrugët më të populluara të kryeqytetit, rreth orës 01:10, pas mesnate në rrugën “Brigada e VIII” në ish-Bllok.

Në pranga kanë rënë  Shkëlzen Hajdara, 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, Sali Vogli, 33 vjeç, Erlis Duka, 27 vjeç dhe Amarild Mumajesi, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë këta persona të ndarë në dy grupe janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin.