Qeveria e Republikës së Kosovës ndihmon Preshevën me 100.000 euro për vërshimet

Qeveria e Republikës së Kosovës ndihmon Preshevën me 100.000 euro për vërshimet

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Qeveria e Republikës së Kosovës ndihmon financiarisht komunën tonë me vlerë prej 100.000 euro, për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit.

Këtë na e konfirmoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti. 

E falenderova në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës. 

Gjatë takimit të përbashkët me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi dhe këshilltarin komunal nga Medvegja z.Fehmi Beha, sot bashkëbiseduam edhe për dinamizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të projekteve në vijim, si çështjen e mekanizmave qeveritare, Fondin për Luginën, çështjen e specializantëve dhe të qarkullimit të lirë në pikat kufitare.