z.Arifi kërkon nga Qeveria Kurti mbështetje konkrete në Luginën e Preshevës

z.Arifi kërkon nga Qeveria Kurti mbështetje konkrete në Luginën e Preshevës

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:

Së bashku me kryetaren e Preshevës znj. Sinani dhe këshilltarin komunal nga Medvegja z. Beha zhvilluam takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti. 

Në bisedë e sipër diskutuam rreth rrjedhës së procesit të dialogut dhe pozicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këto bisedime. Përveç temave politike, diskutuam edhe rreth mundësisë së mbështetjes konkrete përmes funksionalizimit të Fondit Kombëtar për Luginën e Preshevës, Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës, përfshirjen e specializantëve nga Lugina në buxhetin e Republikës së Kosovës, si dhe kërkesën për qarkullimin e lirë të qytetarëve në pikat kufitare Breznicë - Karaçevë dhe Dobrosin - Pogragjë.