Vuçiq i pashpresë: Unë nuk do ta nënshkruaj njohjen, por situata nuk është ideale

Vuçiq i pashpresë: Unë nuk do ta nënshkruaj njohjen, por situata nuk është ideale

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi sa i përket çështjes së Kosovës.

Ai deklaroi se nëse nuk arrihet të gjendet kjo zgjidhje kompromisi, atëherë brezave të ardhshëm do t’u lidhet një problem i madh.

Vuçiq poashtu theksoi se Serbisë nuk i duhet një konflikt i ngrirë në Kosovë.

“Unë nuk do ta nënshkruaj njohjen, por situata nuk është ideale. Pyetja është se çfarë mund të bëjmë për shtetin në mënyrë që të ndihmojmë serbët në Kosovë. Beogradi nuk ka të drejtë për një qasje arrogante në negociatat me Prishtinën, pavarësisht nga ajo që ata mendojnë se ata kanë të drejtë”, tha ai.

Duke paraqitur një raport për situatën Kosovën-Serbi para deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiq tha se nuk është një detyrë e lehtë para tyre dhe se nuk është koha për festime, por as për pritje të tepërta apo që nuk janë në përputhje me realitetin që përkon.

“Serbia kurrë nuk do të jetë e lodhur nga Kosova dhe populli serb që jeton në këtë anë. Nuk e di nëse dikush është lodhur apo jo, pasi ndonjë herë edhe vetë ndihem i lodhur por është vetëm një moment dhe ka të bëjë me lodhje fizike. Serbia kurrë s’do të jetë e lodhur nga Kosova”, shtoi ai.

Vuçiq deklaroi gjithashtu se nga maji i vitit 2019 në Kosovë serbët kanë ndërtuar 1 mijë e 467 njësi banimi dhe janë rregulluar 99 shtëpi e 566 apartamente, të cilat janë rindërtuar.

Përpos kësaj ai tha se janë dhënë edhe materiale ndërtimore për 802 familje.

“Vetëm në vitin 2021 përkundër pandemisë, 17 ndërtesa të reja janë duke u ndërtuar në apartamente të destinuara për çifte të reja të martuara dhe persona të zhvendosur”.