Universiteti: I kemi copëtuar të burgosurit për eksperimente

Një universitet në Japoni ka hapur një muze, duke pranuar se stafi i tyre ka copëtuar të burgosurit amerikanë të luftës, për të kryer mbi ta eksperimente, ndërsa ata ishin akoma gjallë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme për një shoqëri, ku krimet e luftës janë akoma tabu.

Të dhëna të frikshme janë ekspozuar në Universitetin Kyushu.

Aty shpjegohet se si tetë pengje lufte amerikanë u dërguan në qendrën e kërkimeve mjekësore, pasi avioni i tyre u rrëzua në qiellin japonez në maj të vitit 1945.

Atje, ata ishin subjekt i eksperimenteve të tmerrshme mjekësore.

Mjekët i hapën trurin një ushtari për të parë nëse epilepsia mund të kontrollohet me operacion.

Të tjerëve iu hoqën pjesë të mëlçisë për të parë nëse mund të mbijetonin.

Një tjetri iu fut ujë deti në trup, për të parë nëse mund të mbijetonte ndaj dehidratimit.

Të gjithë vdiqën nga ky tmerr.