Një kamion që transportonte sheqer është rrëzuar mëngjesin e sotshëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Kukësit.
Fatmirësisht, siç raportojnë kalimtarët, nuk ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Kamioni ka zënë një prej korsive të rrugës, e për pasojë është ngadalësuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.
Kujtojmë se ky është aksidenti i dytë i raportuar brenda pak orësh këtë mengjes