Një aksident ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në Rinas ku janë përplasur 3 automjete.
Dëshmitarët në vendngjarjebëjnë me dije se si pasojë janë plagosur disa persona që po udhëtonin në automjetet, shkruan JOQ.
Në tre automjetet, gjithsej udhëtonin katër persona, tre të rritur dhe një fëmijë rreth 13- vjeç, të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit.
Policia ka shkuar me njëherë në vendngjarje ndërsa disa minuta më pas edhe autoambulanca. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me këtë aksident.