Vizita e parë e një presidenti shqiptar në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Në vitin 1992, presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministri i tij i Jashtëm, Alfred Serreqi, u pritën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, nga presidenti i atëhershëm George HW Bush.

Në këtë video-klip të postuar në YouTube nga Fred Abrahams, autori i librit të sapobotuar “Shqipëria moderne”, Sali Berisha bisedon me presidentin Bush dhe e falenderon për rolin e tij në ndryshimet në Shqipëri.

Presidenti Bush (i vjetri) e drejton bisedën nga simpatia e shqiptarëve për Amerikën, e vënë në dukje gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit James Baker (gjithashtu pjesëmarrës në bisedë).

Në fund, Presidenti Bush i fal mikut shqiptar një stilolaps, me të cilin sapo ka firmosur një projektligj që synonte t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit të preferuar në tregti.