z.Ramadani kërkesë zyrtare për tu informuar nga sa të punësuar kanë të gjitha institucionet publike në komunë të Bujanocit

z.Ramadani kërkesë zyrtare për tu informuar nga sa të punësuar kanë të gjitha institucionet publike në komunë të Bujanocit

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit komunal në Bujanoc z.Enver Ramadani:

Sot në cilësinë kryetarit të Kuvendit iu kam drejtuar me një Kërkesë për qasje në informacione me rëndësi publike gjitha institucioneve shtetërore të cilat janë prezente me degët e tyre në Komunën e Bujanocit, rreth numrit të punësuarve dhe funksionin të cilin ata e kryejnë.

Këtë shkresë ua kam dërguar me qëllim të marrjes së informacioneve të sakta të të punësuarve në këto institucione sepse sot e kësaj dite nuk kemi statistika të sakta rreth numrit të punësuarve dhe funksionin e tyre në këto institucione të rëndësishme për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Gjithsesi është më rëndësi të shohim përfaqësimin e etnive të cilat janë të integruara në këto organe shtetërore.

Shkresën ua kemi dërguar si me poshtë :

Gjykatës Themelore

Gjykatës për Kundërvajtje

Prokurorisë Themelore dega Bujanovc

Banjes së Bujanovcit

Shërbimit Kadastar të Paluajtshmërive Bujanovc

Fondit Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor

Administratës Tatimore

Fondit Republikan për Sigurim Shëndetësor

Shtëpisë së Shëndetit Bujanovc

Stacionit të Veterinarisë Bujanovc

Administratës së  Pyjeve dega Bujanovc

Kryqit të kuq Bujanovc

Stacionit Policor Bujanovc.