Antarët e kabinetit të znj.Sinani pastrojnë vendin ku është mbajtur ''Woman Beach Volley''

Antarët e kabinetit të znj.Sinani pastrojnë vendin ku është mbajtur ''Woman Beach Volley''

Tashmë është bërë traditë që çdo organizim që bëhet nën patronatin e kryetares së Komunës së Preshevës, anëtarë të kabinetit së bashku me aktivistë që janë pjesë e organizimit, vet ta pastrojnë vendin ku është mbajtur aktiviteti.

Edhe sot, pas përfundimit të "Woman Beach Volley", antarët e kabinetit të kryetarës Sinani së bashku me kreun e Qendrës Sportive si dhe ndihmën e N.P.Moravica kanë hequr rërën si dhe kanë pastruar parkingun e qytetit të Preshevës ku është mbajtur "Woman Beach Volley", për ta kthyer në normalitet parkingun e qytetit të Preshevës.